Kamenicë

Qëndron Kastrati flet për rikandidimin e tij për kryetar të Kamenicës

 

Qëndron Kastrati flet për rikandidimin e tij për kryetar të Kamenicës

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ende nuk ka marr vendim nëse do të kandidoj ose jo për kryetar të kësaj komune. Kastrati, ka thënë për KALLXO.com se shumë shpejtë do të marr vendim lidhur me këtë çështje.

“Të ju them të drejtën, për shkak të situatës me pandeminë dhe vërshimet e fundit që ndodhën, nuk kam pasur shumë kohë t’a mendoj dhe të vendosë për këtë gjë, por besoj që shumë shpejt do ta marr një vendim lidhur me këtë çështje”, tha Kastrati.

I pari i Kamenicës shtoi se qëllimi i tij i vetëm është që më shumë të fokusohet në përgjegjësitë e jo në privilegjet që i jep detyra e kryetarit.

“Prandaj, më duhet të paraqes qasjen time lidhur me projektet, mësimin, programin me të cilën qeverisim, si dhe ato që mendojmë se duhet të bëhen në Kamenicë”, tha ai

You Might Also Like