Në Muzeun e Qytetit të Gjilanit, po qëndron e hapur një ekspozitë me piktura e vizatime, të cilën publiku gjilanas ka mundësi që t’a shoh për disa ditë. Në këto punime spikat talenti i artistes së re, por tejet të talentuar Ronë Avdyli, punimet e së cilës kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve të kësaj ekspozite.
Një ndër ta është edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka çmuar lart talentin e kësaj artisteje të re. Ismajli për krijimtarinë e Ronës, ka shkruar:
Nder i veçantë të jem pjesë e ekspozitës së artistes gjilanase, znj. Ronë Avdyli, në Muzeun e Gjilanit. Piktorja dhe talentja e spikatur, Ronë Avdyli, e cila është prezantuar me disa piktura dhe vizatime analitike po shkëlqen me talentin e saj, duke na befasuar me artin e saj. Padyshim, që emri i Ronë Avdylit, premton shumë për të ardhmen, sepse kjo si talente dhe shumë të rinj tjerë, po e bëjnë Gjilanin, kryeqytet të kulturës, i cili dallon prej qyteteve tjera. Si një vajzë me një kulturë të pastër intelektuale e artistike, me gjuhën artistike, me identitetin e shpërfaqur, dhe me strategjitë që është duke i ndjekur, znj. Ronë Avdyli, do të jetë shembulli më i mirë për gjeneratat e tashme dhe ato të cilat do të vijnë.