Arti pamor

Art në maskë!

Magbule Xhemaili

Ishim mjaft të lodhur nga maskat sidomos gjatë procesit mësimor, ishin dhe irituese. Më erdhi një ide, që mbase do të kishte efekt pozitiv tek nxënësit, maskat t’i përdorim si hapësirë pune për të shprehur ide, mendim, ndjenjë, emocion dhe më pastaj t’i shijojmë si vepër artistike. Tema ishte e lirë, po ashtu edhe teknika. Nxënësit mund të vendosnin edhe tekst, ndonjë porosi, thënie, thirrje apo edhe revoltë. Kështu kjo nismë filloi me nxënësit e klasave të dhjeta në lëndën art figurativ, më pas kësaj nisme iu bashkëngjit edhe profesoresha e lëndës së psikologjisë Vjollca Zymberi Devaja. Arritëm t’i sigurojmë 233 maska me tema nga më të ndryshmet, ilustrime te ndryshme, peizazhe, thënie, porosi, të punuara në teknikë akryl, kolazh, flomaster, temper etj. Për ta finalizuar gjithë këtë punë, me erdhi rradha mua t’i qepja mes vete këto maska për të formuar një tërësi maskash, këto të cilat shpresojmë do t’i takojnë historisë. Por, më duhet ta pranoj se sot si përfundim realizimi i plotë iu ka pëlqyer nxënësve dhe besoj në të ardhmen do të jenë një ngjarje. Me këtë shembull kemi ndikuar edhe në ruajtjen e ambientit.

Për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nxënësit realizuan një ekspozitë në këtë temë.

     

     

You Might Also Like