OPINION

Sa po punohet në plotësimin e kritereve të UEFA

Shkruan: Nexhmedin Bunjaku

Si duket, përgatitjet dhe vete fillimi i kampionatit të futbollit në Superligen e Kosovës i cili tani më ka filluar, kanë ndikuar që pjesa dërmuese e klubeve as që ka filluar punën në përmbushjen e kritereve që kërkohen nga UEFA.  Por, nuk janë vetëm këto që nuk e kanë bërë këtë, por është edhe vete Federata që me neglizhencën e vazhdueshme të saj, lëre që nuk ndihmon klubet, por nuk është e interesuar të formojë strukturat brendapërbrenda që do u ndihmonin klubeve për përmbushjen e kritereve dhe ngritjen kah profesionalizmi. Skandalet që po ndodhin dhe do ndodhin në të ardhmen nëse vazhdohet kështu, ( të marrim vetëm skandalin e fundit me Yjet, ku krerët e Federatës nuk reaguan me kohë, nuk e njohën nenin 8 pika 1 dhe neni 5 pika 2 ), por u morën më shumë me ahengje pas pranimit dhe sjellja e Yjeve në Përfaqësuesen e Kosovës dështoi, ashtu si dështoi paraqitja e Kampionit dhe fituesit te Kupës në kupat Evropiane. Se kjo garniture udhëheqëse është e degraduar, e pa ditur, amatore, e korruptuar, tregojnë më së miri deklaratat për ta mbrojtëse për kyçjen e Yjeve ne Përfaqësuesen e Kosovës e që këto deklarata bien ndesh me të vërtetën, biien ndesh me nenet dhe pikat e lartpërmendura, por edhe mossjellja e materialeve që përmbajnë kriteret që duhet përmbushur klubet dhe vetë Federata, dhe më pastaj do ndodhin skandale edhe më të mëdha, të cilat do u kushtojnë klubeve dhe vetë Federatës. Është momenti i fundit që krerët e FFK-së të largohen nga rruga e kokëfortësisë, rruga e degradimit, rruga e diturisë fallco, nga dominimi i politikes mbi futbollin e Kosovës, larg nga korrupsioni dhe demagogjia. Të gjithë, përveç krerëve të FFK-së si duket, e dimë se mbi kokë kemi ata që nuk falin, pra FIFA dhe UEFA, ata që në mënyrë strikte kërkojnë të zbatohen rregullat dhe rregulloret, ata që ndihmojnë, por edhe që ndëshkojnë. Dyert e këtyre dy instancave më të larta të futbollit, FIFA-UEFA, u hapen për futbollin e Kosovës, por edhe FFK duhet të hap dyert e demokracisë e cila mungon në këtë Federatë së pari, dhe për strukturat profesionale, njerëz të ditur dhe me vlera, njohës të futbollit vendorë dhe ndërkombëtarë, njerëz që profesionalizmin e njohin në thelb dhe me përvojë. Rrugën që për momentin po e ndjek FFK, është rrugë pa krye, rrugë e skandaleve, e korrupcionit, familjarizmit, klaneve dhe politikës dhe që është rrugë e gabuar për të ardhmen e futbollit te Kosovës, e kjo më së shumti do u kushtojë gjeneratave që do vinë, ashtu sic u ka kushtuar shumë gjeneratave të mëparshme. Ose vetëdijesohuni vetë, ose patjetër që do ju vetëdijësojnë ata që na rrinë mbi kokë, por vetëdijesimi nga urdhrat e tyre do përcillen me ndëshkime dhe ju do keni përgjegjësinë më të madhe para futbollistëve, trajnerëve, klubeve, tifozerisë dhe opinionit futbolldashës.

You Might Also Like