ARSIMI

Safet Rexhepi, mbi katër dekada në edukimin e gjeneratave të reja

Pas më shumë se katër dekada punë në procesin edukativo-arsimor, është pensionuar profesori i gjeografisë Safet Rexhepi, mësimdhënës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Me origjinë nga Tetova, Safet Rexhepi pasi ka përfunduar studimet në degën e Gjoegrafisë në Prishtinë, që nga viti 1976 deri më 1994 ka punuar në Gjimnazin “9 Maji” në Kamenicsë, kurse më 1994 është transferuar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan ku ka punuar deri më 2013 dhe më pas edhe në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ku edhe doli në pension.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka thënë fjalë miradije për profesorin Safet Rexhepi, i cili për këto shumë vite sa punoi në arsim gjithkund la mbresa të mrekullueshme, andaj kolektivi i Gjimnazit  do t’i jetë mirënjohës për tërë punën e bërë.

“Erdhi dita e momenti që të përshëndetemi e unë jam krenarë që isha pjesë e këtij kolektivi të shëndoshë”, ka thënë profesori Safet Rexhepi, që ka shtuar se në kolektiv si mësimdhënës lë shtatë ish nxënës të tij.

I pasionuar në organizimin e kuzeve të diturisë, një kuiz të tillë ai për 20 vite e ka mbajtur gjallë një kuzi të tillë, i cili shumë shpejt do të përmblidhet në një libër, kurse shkollës si kujtim ia la një CD me të gjitha kuizet sikurse edhe të pashmangshmet, hartat e gjeografisë.

Derisa edhe kolektivi i gjimnazit i dha kujtime profesorit Safet, i cili gjithmonë do të mbetet pjesë e këtij kolektivi.

You Might Also Like