Gjilan

SAMI HOXHA NGA GJILANI NDEROHET ME MIRËNJOHJE NË LEZHË

Gjimnazi “Hydajet Lezha” i Qytetit të Lezhës, siç thuhet në njoftimin e postimit zyrtar në fb, në prag të festave ka organizuar eveniment nderues për të gëzuar së bashku!
Më tej thuhet:”…Këshilli i Bashkisë Lezhë, pasi miratoi kërkesën e mësuesve të gjimnazit “ Hydajet Lezha”, e nderoi zotin Sami Hoxha me certifikatë mirënjojeje me motivacionin “Për nxitjen dhe realizimin e bashkëpunimit dhe binjakëzimit me gjimnazin “Hydajet Lezha”, duke forcuar lidhjet vëllazërore e profesionale ndërmjet nxënësve e stafeve pedagogjike, si dhe për kontributin e spikatur në promovimin e vlerave të qytetit të Lezhës e më gjerë”.
Në atë eveniment të organizuar të Gjimnazit “Hydajet Lezha” në Lezhë, ku u nderua ish- Drejtori i Gjimnazit “Zenel Hajdini” Sami Hoxha, i tërë personeli mësimëdhënës dhe nxenëset e nxënësit lezhjanë, duhet ta dijnë, se nuk u nderua vetëm një drejtor i rëndomt e dosido, por një atdhetar e patriot i madh, veprimtar kombëtar e politik i dëshmuar në luftë kundër Serbisë pushtuese e per ndertimin e Kosovës se Re!
Sami Hoxha me jetën dhe veprimtarin e Tij e ka dëshmuar se është shqiptar i madh, i përkushtuar dhe besnik i kauzës së shenjtë kombëtare!
Sami Hoxha mbi supet e Tij e ka jetuar izolimin total te vënë familjes së Tij nga regjimi titist, ka qenë ish i burgosur politik dhe i torturuar barbarisht nepër burgjet serbe në burgosjet masive në Kosovë nga regjimi i kriminelit Milosheviq!
Familja e Tij Hoxha nga Cernica e Gjilanit, një familje e shquar dhe atdhetare, e dëshmuar në flakën e luftës për liri e pavarësi të Kosovës nga Serbia okupatore dhe viseve tjera shqiptare për liri e te drejta kombetare e njerezore, është e njohur dhe e vlerësuar kombëtarisht!
Vëllau i Tij Nazmi Hoxha veprimtar i angazhuar praktikisht e aktivisht në luftë liri e çlirim nga zgjedha serbe!
Cernica dhe Gjilani, Anamorava dhe e gjithë Kosova, duhet të ndjehen të nderura nga ky nderim i madh që iu është bërë birit të tyre të shquar e figurës së madhe të mësuesit të devotshëm Prof. Sami Hoxha!
Krejt në fund i drejtohem me këtë urim:
I dashur Daja Sami Hoxha!
Kur nderimi e mirënjohja vjen nga Nana Shqipëri, e veçanërisht nga Lezha, aty ku Kryeheroi i Kombit Gjergj Kastrioti Skënderbeu e ka bashkuar Arbërinë, nderimi merr përmasë të jashtézakonshme, për të cilën do të gëzoheshin të gjithë ata që kanë zemër e mendje shqiptare e në shërbim te Atdheut!
Ti jo vetëm e ke merituar të nderohesh me një ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE të tillë, por Gjimnazi “ Hydajet Lezha”, Bashkia e Lezhës dhe Këshilli e Kryetari, kurrë nuk kanë pasur nderim më të madh, se sa nderimin që ta kanë bërë Ty, birit besnik të popullit, Atdheut e Kombit!
I dashur Daj Sami Hoxha,
Gëzuar🇦🇱🥂
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 24 Dhjetor 2023!

You Might Also Like