Gjilan

Policia dhe psikologu e bindën të mos kërcejë nga diga e Pendës së Livoçit

Policia e Kosovës dhe psikologu kanë arritur ta bindin personin që gjendej hipur në digën e Liqenit të Livoqit në Gjilan që të zbres nga aty.

Ai po qëndronte në murin e pendës, me qëllim që të lëndojë veten.

Policia njoftoi se i njëjti është emër i njohur për organet e rendit, si recidivist i dhunës në familje.

Pasi ka marrë tretman mjekësor, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht ka tentuar të bëj vetëvrasje duke tentuar të hidhet nga diga në ujë, i dyshuari njihet si recidivist i dhunës në familje. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

You Might Also Like