Gjilan

Komuna e Gjilanit përfiton mbështetje psikologjike dhe ligjore për të miturit që janë viktima të dhunës seksuale

Gjilan, 15 janar 2024 – Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, Doruntina Hasani, ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në kuadër të projektit ‘’Rehabilitimi dhe Riintegrimi i të Miturve – Viktima të Dhunës Seksuale, përmes ofrimit të Shërbimit të Rehabilitimit dhe Ndihmës Ligjore dhe Ngritjes së Kapaciteteve të Institucioneve Shtetërore”, financuar nga Ambasada Kanadeze (Fondi i Kanadasë për Nisma Lokale, CFLI).

Ajo ka tha se ky bashkëpunim thekson përpjekjet për koordinim dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale ndaj të miturve.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan do të bashkëpunojë ngushtë me QKRMT për të siguruar një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë mbështetjen psikologjike dhe ndihmën ligjore”, është shprehur drejtoresha e DSHMS-së, Doruntina Hasani.

You Might Also Like