Gjilan

Sevdije Syla është emëruar u.d kryetare e Forumit të Gruas të AAK-së në Gjilan

Postimi i plotë nga kryetari deges së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bajram Hasani.

Aktivistja e ditëve të para të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Sevdije Syla prej sot është emëruar u.d kryetare e Forumit të Gruas në Gjilan.

Për neve është nder që e kemi në mesin tonë një profesoreshë të nderuar, aktiviste të devotshme e intelektuale si zonja Syla.

Ajo do të jetë në krye të këtij forumi deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

AAK tashmë ka nisur që të rikthejnë Forumin e Gruas në komuna e qendër.

You Might Also Like