Gjilan

Haziri koordinohet me këshillin e fshatit dhe shoqatën “Malisheva” për realizimin e programeve të përbashkëta

Gjilan, 13 gusht 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim këshillin e fshatit Malishevë, në krye me kryetarin, Latif Maliqi.

Pas takimit, kryetari Lutfi Haziri, duke folur para gazetarëve, ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë koordinimi me këshillin e fshatit dhe shoqatën që vepron në Zvicër, për realizimin e programeve të përbashkëta.

“Bashkë me këshillin e fshatit dhe shoqatën “Malisheva” me seli në Zvicër, po angazhohemi në koordimimin e programeve të përbashkëta. Edhe vullnetarët e këtij fshati kanë bërë një punë të jashtëzakonshme përmes këshillit, duke pastruar, mirëmbajtur dhe gjelbëruar hapësirat e përbashkëta. Komuna do të vazhdojë t’i mbështesë programet komunitare në atë që ne i quajmë fshat model, duke pëfshirë Malishevën dhe Malishevën e Epërme”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, kryetari i këshillit të fshatit Malishevë, Latfi Maliqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për ofrimin e mbështetjes së madhe për realizim të disa projekteve komunitare, përderisa janë dakorduar që njëra nga mbledhjet e bordit të drejtorëve të bëhet në ambient të hapur në këtë fshat.

You Might Also Like