Gjilan

LDK: Po tentohet t’u qitet hi syve qytetarëve

Postim i degës së LDK-së në Gjilan
Për Gjilanin, 7 javë nga 7 dështime e çdo javë nga 7 skandale
Imazhi i Komunës sonë ka rënë për toke sepse po administrohet, nuk po qeveriset.
Me mentalitet të mizevirit e nëpërmjet mashtrimeve, po tentojnë t’u qesin hi syve qytetarëve për të mbuluar abuzimin me paranë publike, nepotizmin e paparë në punësim, ngecjet e mëdha në infrastrukturë, dështimit të lidhjes së rrugëve lokale me rrugët regjionale e stagnimit në çdo fushë.
Projektet e ilustruara si në fotografitë më poshtë, tregojnë dështimet e njëpasnjëshme të tyre. Edhe dhimbshme dhe e papranueshme sepse Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!

You Might Also Like