Kika edhe zyrtarisht ka arritur me trajnerin Shefqet Sermaxhaj, që ta udhëheq klubin për sezonin e ri.
Sermaxhaj në të kaluarën ka qenë trajner te skuadra e Dritës me grupomoshat e reja, por edhe ka qenë ndihmës trajner.
Ai në sezonin e kaluar ishte trajner i Dritës U19.
Prezantimin e tij e ka bërë Kryetari i Klubit, Naim Biqkaj.
Tani KF KIKA synimin e vetëm me Shefqet Sermaxhajn e ka që të rikthehet në Ligën e Parë prej sezonit të ardhshëm.
Kujtojmë, se Shfeqeti në të kaluarën ishte pjesë e Kikës edhe si futbollist i yni duke dhënë një kontribut mjaft të madh.
Ne po ashtu do të sjellim edhe disa përforcime të reja para se t’ia nisim fazës përgatitore për sezonin e ri i cili fillon në fillim të shtatorit.