Futboll

Derbi Drita – Gjilani mbyllet në paqe

Derbi parë i këtij kampionati ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, i luajtur nën dritat e reflektorëve është mbyllur pa gola, rezultat që ishte më i drejti në këtë takim, ngase ekipet nuk treguan lojë me raste, por më tepër u përkujdesën që të mos pësojnë.

Fillimi i ndeshjes është karakterizuar me mbizotërim të Dritës në fushë, derisa Gjilani kishte ndërtuar lojën me më shumë lojtarë në mesfushë dhe duke mëtuar që të rrezikojë nëpërmjet kundërsulmeve.

Drita që ka bërë disa ndryshime në përbërje, në krahasim me ndeshjet e kaluara dukej më e motivuar dhe bënte presion të lartë, derisa Gjilani në krahasim me ndeshjen e kaluar më pak e kontrollonte topin.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Robert Rrahmani, i cili është shërbyer nga portieri Qoriq dhe i vetmuar ka dalë para portrierit Maloku, i cili me mjeshtri ka ndalë topin në dy tentimet e Rrahmanit.

Menjëherë në aksionin vijues Drita ka patur rast të mirë shënimi, kur ka tentuar Balaj e Boshjanku ka devijuar topin sa për të mashtruar portierin Qoriq, i cili disi me trup e priti topin që po shkonte drejt rrjetës, por shtatlarti Qoriq u ngrit dhe dëboi topin deri në transversale, prej u ktheu në kokën e lojtarëve të Dritës që nuk qëlluan në portën e zbraztë. Pjesa e parë u mbyll pa gola 0:0.

Në minutën 52, pas një harkimi të OuVouka nga majta, Dabiqaj gjuajti me kokë, por nuk ishte i saktë. Gjilani në pjesën e dytë rast të mirë pati në minutën 67, kur pas harkimit të Thaqit nga e djathta gjuajti me kokë, por topi për pak fërfëlloi jashtë shtyllës së djathtë.

Në minutën 80 Balaj ka gjuajtur për mrekulli, por lart është shkëputur Qoriq dhe ka dërguar topin në fundore.

Gjilani ishte afër që të shënojë në minutën 89, kur pas harkimit të Thaqit nga një goditje të sulmuesve të Gjilanit, Maloku me mund e ka dëbuar topin.

Deri në fund nuk ka patur raste të mira shënimi nga asnjëra palë dhe kështu ndeshja u mbyll pa gola 0:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like