Sot, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare pranoi pajisje të reja mjekësore, si rezultat i memorandumit të mirëkuptimit që kemi nënshkruar me projektin AQH.
Pajisjet e reja do t’ua lehtësojnë punën profesionistëve shëndetësorë dhe do t’i ndihmojnë QKMF-në e njësitë e saj të ofrojnë shërbime më cilësore, më të sigurta e më efikase për qytetarët tanë.
Po vazhdojmë ta fuqizojmë shëndetësinë parësore, sepse kujdesi i mirë shëndetësor duhet të jetë i qasshëm për secilin.
Mirënjohës projektit AQH për mbështetjen dhe bashkëpunimin! 🤝





