Në SHFMU “Mulla Idris Gjilani” u organizua një program përkujtimor me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës – 12 Qershorit.

Aktiviteti u hap me fjalën e rastit të drejtorit të shkollës, z.Zaim Zymeri i cili theksoi rëndësinë e kësaj date historike dhe nevojën për të nderuar sakrificën e të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit tonë.
Programi vazhdoi me poezi, ese dhe monologë të interpretuar nga nxënësit, të cilët përmes artit dhe fjalës përcollën mesazhe patriotike dhe reflektime mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.
Në kuadër të aktiviteteve u zhvillua edhe një test njohurish, ndërsa nxënësit me rezultatet më të mira u vlerësuan me shpërblime për suksesin, përkushtimin dhe angazhimin e tyre.
Në kuadër të këtij aktiviteti, nxënësit me rezultatet më të mira nga secila klasë, u shpërblyen me BICIKLETA,
• Nga klasa e gjashtë u vlerësuan:
Unik Isaku dhe Pranvera Jashari,
• Nga klasa e shtatë, Marlin Asllani,
• Nga klasa e tetë, Bardh Shkodra dhe
• Nga klasa e nëntë, Nurije Bajrami.

I përgëzojmë për suksesin e tyre dhe u dëshirojmë arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.
Falënderojmë për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet: Fadil Ademi (Këshilltar Komunal), Skender Bajrami (Kryetar i Fshatit), Lulzim Jahiu (Kryetar i Këshillit të Prindërve), prindërit e nxënësve, dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë!
Velekincë,
Qershor 2026





