Ish- futbollisti i njohur gjilanas, Skënder Hoxha, i cili për shumë vite ushtroi edhe zejen e trajnerit në shumë klube, përfundimisht ka vendosur që të jetë trajner i ekipit më të ri në Ligën e Parë të Kosovës, Bashkimi nga Koretini. Lajmin e ka bërë të ditur edhe faqja zyrtare e Bashkimit, në të cilën thuhet se shtabi teknik është përforcuar me Skënder Hoxhën dhe që tani KF.”Bashkimi” do të udhëhiqet nga Skënder Hoxha dhe Agim Dërmaku, kurse kryesia e KF.”Bashkimi” i uron mirëseardhje z. Hoxha, duke i premtuar përkrahje të pa rezervë.
Gjithashtu Bashkimi ka zyrtarizuar bashkëpunimin njëvjeçar me lojtarin Bujamin Xhemailin –
Buja, i cili ishte pjesë edhe gjatë kampionatit të kaluar, lojtarë që ia kishin frikën të gjithë portierët.