Futboll

Skifterët paralajmërojnë udhëtimin në Podujevë

Skifterët paralajmërojnë udhëtimin në Podujevë, ku SC Gjilani do të përballet këtë të diele me Llapin. Në faqen e tyre në facebook ata kanë shkruar:
Radhën e ka Podujeva!
Udhëtimet tona për këtë vitë kalendarik i përmbyllim në Podujevë !
Djemt e nderit këtë javë përballen me Fc Llapin, e ne nuk kemi opsion tjetër veçse të jemi forca dhe zemra e tyre, siç ishim gjatë këtyre 16 xhirove të cilat kanë kaluar !
Jemi betuar që do të jemi me këta lojtarë në çdo stadium që luajn, sepse ata na kanë bërë krenarë me paraqitjet e tyre në shumicën e ndeshjeve !
Të dielen mblidhemi ne tiffoklub në orët e hershme të mengjesit, ku bashkarisht nisemi në ora 10:30 nga qyteti jonë për në Podujevë!
Veshu zi, merre shallen, thirre shokun e hajde ta shijojmë spektaklin !

You Might Also Like