Kamenicë

Subvencionet e USAID-it amerikan mund të ndalin migrimin e të rinjëve nga brezi kufitar

Përfaqësues të USAID-it amerikan kanë bashkëbiseduar me bonorët e Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme, ku është shqyrtuar mundësia që të ndihmohen këta banorë nëpërmjet subvencioneve, të ndara për këta banorë.

Siç ka theksuar Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme, ku projekt konsisiston në ndihmën për bujqësi e blegtori dhe banorët e kanë mirëpritur këtë nismë.

”Banoret e kanë mirëpritur këtë takim dhe ndihemi shumë krenarë që USAID-i interesohet për këto subvencione dhe jemi shumë krenarë që mund t’a zhvillojmë bujqësinë, blegtorinë dhe ekonominë e kësaj ane”, ka thënë Lenjani që ka falënderuar amerikanët që gjithmonë i kanë dalë në ndihmë kësaj ane, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në mirëqenien e qytetarëve.

Lenjani beson se veprime të tilla do të mund të ndalin trendin largimit të qytetarëve e sidomos të atyre të brezit kufitar.

Ai ka uruar të gjitha shtetet mike që po i ndihmojnë Kosovës, andaj besojnë që kjo nismë do të realizohet./kryelajmi.com/.

You Might Also Like