Futboll

Rexhepi: Tre harkime aq pësime

Flamurtari ka pësuar humbjen e radhës nga Drita me shifrat 3:1.

Prishtinasit që po pësonin 1:0 nga minuta e dytë, arritën t’i barazojnë shifrat, por më pas pranuan edhe dy gola tjerë nga ndërprerja.

Trajneri, Gajur Rexhepi është i revoltuar me mbrojtësit e tij, pasi golat kanë rënë nga goditjet standarde, transmeton Gazetasheshi.com.

“Tre krosime, tre gola. Kjo nuk është normale për një ekip të Superligës. Mbrojtja të pranojë kështu gola, nuk është në rregull. Nuk është normale kjo”, theksoi Rexhepi për SuperSport.

Flamurtari mbetet në zonën e Ligës së Parë me tri pikë larg Besës që është në barazh.

“Tri pikë larg Besës nuk janë shumë, lufta vazhdon, por duhet kuptuar se kemi ndeshje të vështira në vazhdim”, përfundoi Rexhepi.

Flamurtari në xhiron e ardhshme luan ndaj Prishtinës.

You Might Also Like