Futboll

Të dy ekipeve u takoi nga një pjesë

Gjilani – Prishtina 1:1

Gjilani e Prishtina ka ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Në pjesëlojën e parë ekip dukshëm më i mirë ishte Gjilani, që pati topin më shumë në pronësi dhe më me shumë raste të mira shënimi. Pas një kërcënimi të Zekës që gjuajti mbi portë, në minutën 41 Gjilani ka ndërtuar një aksion shumë të mirë dhe pas disa bashkëveprimeve të mira ndërmjet Solomon, Dabiqaj e Cales, braziliani Cale në brendi u zgjat sa mundi dhe futi topin në rrjetë për rezultatin 1:0 për Gjilanin, me çka u mbyll pjesëloja e parë.

Në të dytën, Prishtina sulmoi më me ngulm dhe në minutën 66, pas një harkimi nga larg, mbrojtësi Islami preku topin me dorë dhe gjyqtari Kastrati u desh që të shikoj sistemin VAR për t’u bindur se pati penalti, të cilën edhe e dha.

Nga pika e bardhë gjuajti Uka, i cili qëlloi këndin e epërm të majtë të portierit Enea Koliqi dhe ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1:1./kryelajmi.com/.

You Might Also Like