Futboll

Egzon Bejtullahu nuk është më lojtar i Dritës

Klubi FC DRITA  njofton që ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistin Egzon Bejtullai pas përfundimit të kontratës dy vitesh e gjysmë.
Egzoni gjatë kësaj periudhe zhvilloi 108 ndeshje me fanellën e klubit në të gjitha garat, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e ekipit.
Së bashku festuam dy tituj kampion dhe Superkupën, trofe që do të mbeten pjesë e historisë sonë të përbashkët.
Klubi e falënderon Egzonin për kontributin e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe, duke i uruar shëndet, dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

You Might Also Like