Gjatë takimit me të rinjtë e lagjes Iliria, ku pjesëmarrës ishte kryetari Alban Hyseni, kandidatët për asamble Ema Aliu, Florentina Vokshi, Mimoza Kadriu e Selajdin Salihu, si dhe deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni, të rinjtë shprehën brengat e tyre, ku theks të veçantë i dhanë problemit të punësimit dhe perspektivës për të rinjtë.
Kryetari Alban Hyseni shpalosi vizionin e tij për Komunën e Gjilanit dhe mbështetjen për të rinjtë, ku gjeti përkrahjen e plotë nga ta.
Pas 17 tetorit do të kemi Komunën e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, e në veçanti do t’iu ofrojmë hapësirë rinisë.