Futboll

Thaqi: Ishim në presion, por ia dolëm

????????????????????????????????????

Deklarata e trajnerit Arsim Thaqi pas fitores së thellë ndaj Dukagjinit:

“Normalisht nuk do të ishte mirë që trajneri i ri t’i humbiste dy ndeshje radhazi dhe për këtë mund të them se kishte presion. Drita është një skuadër që ka gjithmonë rezultate pozitive dhe nuk do të ishte mirë të dështonim”.

“Në pjesën e parë patëm mundësi shënimi por nuk i realizuam rastet që i patëm. Në pjesën e dytë ishim më efikas. Rastet të cilat nuk i shënuam në pjesën e parë, i shënuam në pjesën e dytë. Jam i lumtur për fitoren”, deklaroi Thaqi.

You Might Also Like