OPINION

Tirana e Prishtina fajtore pse po dështojnë shqiptarët jashtë shteteve amë

refik Shkruan: Refik Hasani

Shqiptarët në Mal të Zi ngelën vetëm me një deputet e më shumë se një deputet në Parlamentin e Serbisë nuk morën as shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Fajin për një numër kaq të vogël të ulësve në këto parlamente e kanë Tirana dhe Prishtina zyrtare.  Shqiptarët fituan një ulëse në Parlamentin e Malit të Zi në zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme. Po ashtu edhe ne shqiptarët e Luginës së Preshevës më datën 24 prill 2016, në Krahinën shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë për zgjedhje për Parlament të Serbisë arritën të marrim vetëm një ulëse. Kjo është një humbje në mungesë të një koordinimi,  pasi që as shqiptarët në Mal të Zi e as ata në Luginë të Preshevës nuk kanë garuar me një listë të përbashkët zgjedhore. Shtrohet pyetja se a do t’i pret fati i njëjtë edhe shqiptarët në Maqedoni në zgjedhje Parlamentare që janë në prag, ngase nëse edhe ata dalin të përçarë vështirë do të fitojnë ulëset që u takojnë. Fajin që shqiptarët asnjëherë gati pas periudhës më të re të viti 1999 e këndej nuk po arrijnë  të marrin përmes votës së lirë ulëset nëpër këto Parlamente Nacionale  fajin e kanë pashmangshëm Tirana dhe Prishtina zyrtare.

You Might Also Like