Futboll

Elton Isufi, e ardhmja e sulmit të Gjilanit

Sa herë që i është dhënë rasti, Elton Isufi nuk e ka lënë pa tundur portat kundërshtare. Që në fazën përgatitore, Elton Isufi ka dëshmuar se është golashënues i spikatur, kurse ai kishte qenë edhe ndër golashënuesit më të mirë në gjeneratën U-19 dhe U-21, andaj nuk është e rastësishme që SC Gjilani këtë vit i ka ofruar kontratë profesionale.

Elton Isufi, lojtar me prejardhje nga Kamenica, ka patur edhe paraqitjen e parë zyrtare në Superligën e Kosovës në Futboll, kur kishte zhvilluar minutat e fundit në një ndeshje kampionale.

Ai ka shkëlqyer edhe në miqësoren që SC Gjilani e ka zhvilluar ndaj FC Malishevës. Isufi ndonëse në ndeshje ishte futur nga stoli, ia ka dalë që për minutat që i janë dhënë t’i shënojnë dy gola, në fitoren e ekipit kuq e bardh me rezultat 3:1.

Gjithsesi se Elton Isufi është një lojtar që po vije, andaj me plotë të drejtë ai konsiderohet si e ardhmja e sulmit të Gjilanit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like