Trashëgimi

TRASHËGIMIA E DY FSHATRAVE TË KOMUNËS SË BUJANOCIT

Shkruan: Kujtim Sadriu
Në kuadër të projektit “Trashëgimia, dje, sot dhe nesër” i cili është në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”në Preshevë, mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë, dje ishim në fshatin Priboc, Muhoc dhe në fshatin Breznicë, të komunës së Bujanocit, për t’i evidentuar disa lokalitete të trashëgimisë, apo gjurmët e mbetura të këtyre vendeve me trashëgimi të pasur.
Në fshatin Priboc, vizituam varrezat, të cilat ishin të të parëve tanë katolike, ndoshta edhe më të vjetra, ku pamë disa rrasa të gurëve, të cilat ishin me vjetërsi të theksuar. Për këtë na dha informacione, profesori dhe poeti, Sevdail Hyseni, i cili është po nga ky fshat. Pastaj e vizituam vendin e kishës katolike, ku hasëm në disa gurë, të cilët supozohen që janë të mureve të kësaj kishe. Pas kësaj e vizituam edhe një vend, ku qëndron një gurë i madh, ku legjenda thotë se ky gurë quhet “Gurë i shqiponjës”, ku këtu sillet një shqiponjë e madhe dhe pushon një kohë në këtë gurë, këtë e vërejtëm e dhe ne.
 
Pas kësaj vizite të suksesshme, të këtij fshati piktoresk, ne ekipi, e vizituam edhe fshatin Zarbincë, ku vizituam edhe vendin e Kishës së Madhe të po këtij fshati, ku hasëm në disa gurë dhe shihej se vërtetë në atë vend kishte qenë një kishë katolike në të cilën besimtarët katolikë të këtij fshati i kishin kryer ritualet fetare. Për këtë na shpjegoi anëtari i grupit gjurmues, i cili është i po këtij fshati.
Pjesë e këtij grupi ishin: Kujtim Sadriu (drejtor i sh.k. “Abdulla Krashnica” në Preshevë, Bilall Maliqi, shkrimtar, Sevdail Hyseni, profesor iXhevat Haziri gjuhës shqipe dhe Xhevat Haziri.
Ky hulumtim është bërë në kuadër të projektit “Tashëgëmia dje, sot dhe nesër” i mbështetur nga Ministria e Kulturës në Beograd.

You Might Also Like