Gjilan

U.D. Kryetarit, Afrim Shala ka pritur në një takim Komandantin, Hakan Derican

Gjilan, 31 tetor 2017 – Ushtrues i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Afrim Shala ka pritur në një takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it për regjionin e Gjilanit, Hakan Derican.

I pari i gjykatës ka falënderuar Komandantin Derican, për kontributin e tij të dhënë në ofrimin e sigurisë për pjesën e Anamoravës, gjithashtu edhe për bashkëpunimin e tij, gjatë ushtrimit të detyrës si komandant i LMT – së.

Komandanti Derican shprehi mirënjohjet e thella për U.D. Kryetarin Shala dhe për bashkëpunimin e ofruar.

Derican ka përfunduar misionin e tij si Komandant i LMT – së për regjionin e Gjilanit, ndërsa atë pritet të zëvendësoj Komandanti i ri Kapiten Samed Aydemir.

You Might Also Like