Muzikë

Opera e Kosovës riktheu në skenë diptikun operistik të Giacomo Puccinit, Suor Angelica dhe Gianni Schicchi

Pas një premiere të suksesshme dhe një pritjeje të jashtëzakonshme nga publiku, Opera e Kosovës riktheu në skenë diptikun operistik të Giacomo Puccinit, Suor Angelica dhe Gianni Schicchi.

Edhe repriza u shoqërua me emocione të forta, interpretim artistik të shkëlqyer dhe duartrokitje të gjata, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e muzikës së Puccinit dhe përkushtimin e artistëve tanë.

Nën drejtimin e Maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli, orkestra, kori dhe solistët sollën një interpretim të nivelit të lartë artistik, duke përcjellë tek publiku kontrastin e jashtëzakonshëm mes dramës prekëse të Suor Angelica dhe humorit brilant të Gianni Schicchi.

Falënderojmë të gjithë artistët, ekipin realizues dhe publikun për mbështetjen, besimin dhe duartrokitjet që e bënë edhe këtë mbrëmje një festë të vërtetë të artit operistik.

📷 Arben Llapashtica

You Might Also Like