Sportet luftarake

Leotrim Rexhepi në boksin profesionist mundi rumunin Stefan Nikolae

Boksieri 23 vjeҫar Leotrim Rexhepi, ka arritur fitoren e tretë duke e mposhtur boksierin nga Rumania, Stefan Nikolae në katër runde.

“Arena Iliria” e Tetovës ishte e stërmbushur me shikues duke dhënë spektakël, ndërsa boksieri Rexhepi në katër runde ishte shumë më i mirë se boksieri nga Rumania.

Boksieri nga Rumania, Stefan Nikolae me një përvojë të gjatë në boksin profesionist dhe mjaft i mire, nuk arriti t’ju bëjë ballë grushtave të Rexhepit.

Boksieri Rumun, qysh në rundin e parë u desht të numrohet nga referi pasiqë Rexhepi e dërgon në nokaut.

Në tri raundet e rradhës, Rexhepi ka dhuruar spektakël duke i ngritur në këmbë shumë dashamirë të boksit në ‘Arena Iliria’ të Tetovës, duke i dhenë grushta të fort boksierit kundershat ku në disa momente boksieri rumuan ishte në pozita tejet të vështira.

Pas fitorës në këtë meҫ, Leotrim Rexhepi ka deklaruar.
“U dëshmua se boksieri nga Rumania ishte një boksier shumë cilësor, por edhe i menqur, ai kishte një bagazh të madh në boksin profesionist por për këtë meҫ isha i përgaditur maksimalisht dhe gjatë katër raundeve e rraha mirë dhe në asnjë moment fitorja ime nuk është diskutuar, dhe me votat unanime të referve fitorja ishte e imja”.

Poashtu, Rexhepi ka falenderuar të gjithë ata që e ndihmuan për ta zhvilluar këtë me ҫ.
“I falenderohem trajnerve Musli Zymberit e Nazim Halilit,si dhe menxherin Albi Sorra i cili ma ka mundësuar këtë duel shumë atraktivë. Poashtu, një falenderim i vecant shkon për të gjithë donatorët, i falenderoj nga zemra për mbështetjen të cilët më kanc ofruar sepse pa ta ky me ҫ nuk do të zhvillohej”.

Boksieri Rexhepi në fund ka bërë të ditur se këtë fitore ia dedikon familjës së tij dhe idolit të tij, heroit Agim Ramadani-Katana.

You Might Also Like