Shkruan: Festim Shkodra, koordinator i OMGJ 2022
Më 19.02.2022, u mbajt Olimpiada Matematike e Gjilanit – OMGJ 2022. Olimpiada u mbajt në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, Kjo olimpiadë u organizua nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK) dhe Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan. Sot më 19.02.2022, u mbajt me sukses Olimpiada e XIII Matematike e Gjilanit – OMGJ 2022. Olimpiada u mbajt në hapësirat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Kjo olimpiadë u organizua nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK), në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan. Në olimpiadë morën pjesë rreth 60 nxënës të klasave IX-XII, të shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të Komunës së Gjilanit. Olimpiada u organizua me standarde tejet të larta dhe kushte shumë komode të ofruara nga shkolla mikpritëse. Në fillim drejtoresha e DKA-së zonja Selvete Sylejmani, iu drejtua me një fjalë rasti të pranishmëve dhe më pas bëri hapjen zyrtare të Olimpiadës. Ajo iu drejtua nxënësve me fjalë inkurajimi, duke i uruar që të vazhdojnë traditën e sukseseve në matematikë të nxënësve tanë, duke qenë edhe vetë ish mësimdhënëse e shkencave matematike-natyrore. Ajo ju uroi këtyre talenteve të matematikës një ardhmëri të ndritshme me dëshirë që në të ardhmen ata të kontribuojnë për Gjilanin dhe Kosovën. Ajo poashtu premtoi një përkrahje edhe më të madhe të DKA-së dhe Komunës së Gjilanit, për këta nxënës të talentuar. Drejtoresha poashtu vlerësoi lartë punën e koordinatorit komunal të këtyre olimpiadave, profesorin e matematikës Festim Shkodra si dhe stafin e bashkëpunëtorëve të tij, për mbajrjen me standarde tejet të larta të kësaj gare, përkundër kohës shumë të shkurtër për organizimin e saj. Drejtori i gjimnazit mikpritës, z. Bekim Mustafa ju dëshiroi mirëseardhje të pranishmëven dhe ju uroi sukses si dhe shprehu gatishmërinë për organizime të këtilla të dijes edhe në të ardhmen. Me nga një fjalë rasti iu drejtua garuesve edhe koordinatori i OMGJ 2022, profesori Festim Shkodra. Ai iu tha nxënësve garues, se me vetë pjesëmarrjen e tyre në këtë garë të gjithë janë fitues, sepse kanë mbërri këtu pas një përzgjedhje meritore në shkollat e tyre. Ai iu tha nxënësve se shumë profesione e kanë themelin në matematikë dhe shtoi se zotërimi i mirë i matematikës, iu siguron atyre në studimet e tyre në të ardhmen, një sukses më të lartë edhe në ekonomi, teknikë, teknologji informative, mjekësi, agronomi etj. falë ndërtimit të kësaj shkence si dhe nxitjes të mendimit të thellë kritik dhe logjik në të. Ai iu rikujtoi garuesve se pikërisht këto gara ishin pikënisje për shumë ish-garues tanë, që kanë mbaruar dhe po mbarojnë studimet në universitete prestigjioze nëpër botë, me rezultate të shkëlqyeshme. Koordinatori i falënderoi gjimnazin “Xhavit Ahmeti” dhe DKA-në në Gjilan për përkrahjen në vazhdimësi për organizimin e këtyre olimpiadave por me dëshirë për ta rritur edhe mëtej këtë përkrahje nga institucione komunale. Pas mbarimit të olimpiadës OMGJ 2022, u shpallen rezultatet zyrtare si vijon: KLASA IX Yll Lipovica – SHMU “Selami Hallaqi” , Gjilan / vendi i I Besnik Haziri – SHMU “Agim ramadani” , Zhegër / vendi i II Festina Spahiu – SHMU “Musa Zajmi” , Gjilan / vendi i III KLASA X Melos Hajrullahu – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i I Aridon Ahmeti – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i II Rron Hoxha – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i III KLASA XI Lum jerliu – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i I Blinerë Agaj – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i II Olt Ymeri – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i III KLASA XII Yllkë Jashari – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i I Enes Salihu – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i II Donat Beqiri – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i III Rinor Muji – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” , Gjilan / vendi i III Këta nxënës u shpërblyen me medalje, mirënjohje, libra dhe dhurata tjera modeste. Poashtu nga një mirënjohje për pjesëmarrje në olimpiadë iu dha edhe garuesve tjerë, duke iu dëshiruar suksese më të mëdha herave tjera. Nxënësja e klasës së XII Yllkë Jashari nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, tregoi suksesin më të lartë nga të gjithë garuesit duke marrë 90 pikë nga 100 të mundshme. Vlen të përmendet edhe rasti i garuesit Besnik Haziri, nxënës i klasës së VIII i cili zuri vendin e II te klasët e IX. Me mirënjohje u nderuan edhe mësimdhësit e nxënësve fitues, anëtarët e komisioneve punuese të olimpiadës si dhe të gjithë ata që kontribuan për mbarëvajtjen e kësaj olimpiade. Posaçërisht u falënderuan mediat lokale TV Vali dhe Kryelajmi për përcjelljen e kësaj gare si dhe kompanitë: “GanDizajn”, “Dea”, “AfroCom” , “BitiCom”, libraria ABC, shkolla “Hello”, Syrim mobile dhe shkrimtarja Rovena Shuteriqi për përkrahjen e kësaj gare. Ekipi fitues i Komunës së Gjilanit, do të marrë pjesë më 05.03.2022 në Olimpiadën e XIV Matematike të Kosovës – OMK 2022, në Prishtinë, që do të mbahet në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë me fillim në ora 10.00. Nga OMK 2022 përzgjedhen 20 garuesit më të suksesshëm, që i nënshtrohen më pas një testi seleksionues TST, për përzgjedhjen e ekipit shtetëror që do të marrë pjesë në Olimpiadën e 63-të Ndërkombëtare të Matematike – IMO 2022 që sivjet mbahet në muajin korrik në Norvegji. Gjithashtu nga këto gara përzgjedhet ekipi i Kosovës, prej 4 vajzave, që do të marrë pjesë në Olimpiadën Europiane Matematike për Vajza – EGMO 2022, që sivjet mbahet në muajin prill në Hungari dhe një pjesë e ekipit të Kosovës, nga nxënësit e klasave të IX, që do të marrë pjesë në Olimpiadën Matematike Kosovë-Shqipëri – KAMO 2022, që sivjet pritet të mbahet në muajin korrik. I urojmë shumë suksese ekipit të Komunës së Gjilanit, në olimpiadat vijuese!