OPINION

FRANCË – RAMBOUILLET, Histori që nuk duhet harruar, sidomos gjeneratat e reja

Shkruan: Nijazi Musmurati
FRANCË – RAMBOUILLET
Histori që nuk duhet harruar, sidomos gjeneratat e reja
Delegacioni i Kosovës në përbërje:
– Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) që e përfaqësonte udhëheqësi politik i UÇK-së
z.Hashim Thaqi dhe të tjerë
– Lidhja Demokratike e Kosovës që e përfaqësonte lideri i saj Dr.Ibrahim Rugova dhe të tjerë
– Lëvizja e Bashkuar Demokratike që e përfaqësonte Akademik Rexhep Qosja dhe të tjerë; si dhe struktura të tjera.
U dakorduan që delegacionin negociator për bisedime ta udhëheqë përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)-së z.Hashim Thaqi
– Më 06.02.1999 në Rambuje të Francës filloi punimet Konferenca e Rambujesë për Kosovën që zgjati 17 ditë.
Përfundoi pa sukses për shkak të kushteve të papranueshme të Serbisë.
– Rrethi i dytë i bisedimeve filloi më 15 Mars në Paris që nuk përfundoi me sukses.
Për dy javë rresht udhëheqësi politik i UÇK- së Hashim Thaqi nëpër male kishte prezentuar këtë marëveshje bazë te komandantët e zonave të UÇK – së.
Hashim Thaqi sërish u rishfaq në Rambuje pas dy javësh, pak para fillimit të negociatave, duke iu bashkuar delegacionit.
– Delegacioni i Kosovës më 18 Mars 1999 firmosi zyrtarisht këtë marëveshje në një ceremoni e cila kishte zgjatë më pak se 5 minuta, e që ishte bojkotuar nga Delegacioni Serb që nuk e kishte nënshkruar si dhe negociatori Rus.
– Më 21 Mars 1999 Ambasadori Riçard Hollbruk shkoi në Beograd me një mision të fshehtë, ta paralajmëroj për se fundit herë Millosheviqin.
– Në mbrëmjen e 23 Marsit 1999 sekretari i përgjithshëm i NATO-s Havier Solana urdhëroi gjeneralin e NATO-s Vesly Klark t’i nisë operacionet ushtarake ndaj caqeve Serbe. — Natën e 24 Marsit 1999 rreth orës 20.00 sipas orës lokale NATO fillon fushatën ajrore, me qëllim izolimin e makinës luftarake serbe në Kosovë dhe vendosjen e paqës në pajtim me planin ndërkombtarë të arritur në Rambuje të Francës. Pas 78 ditë bombardimesh pasoi tërheqja e forcave Serbe nga Kosova dhe vendosja e misionit të OKB -së UNMIK në Kosovë.
– Më 12 Qershor 1999 u larguan Forcat Serbe nga Kosova.
– Më 17 Shkurt 2008 në Kuvendin e Kosovës të zgjedhur nga populli, Hashim Thaqi lexoi deklatatën kushtetuese që Kosova të shpallet Shtet Sovran dhe i Pavarur.
Me të shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran fillon njohja e Kosovës nga shtetet e Botës.
– Më 14 dhjetor 2018 Parlamenti i Kosovës aprovoi 3 ligjet për shëndrrimin FSK-së në USHTRI të KOSOVËS.

You Might Also Like