Numri i vdekjeve me Covid në Kosovë po shënon rënie na dita në ditë. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur 5 perosna.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.
Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820
Në total numri i rasteve aktive është 6.751.