Viti

Udhëheqësit komunal  të Vitisë vizituan  punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës Viti-Pozharan

 Edhe gjatë këtij viti sikur edhe më parë në Pozharan, lokalitet ky me i madhë në komunën e Vitisë,  janë duke u realizuar  disa projekte të infrastrukturës. E për të parë nga afër zhvillimet e punëve  në këto projekte, sot Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë Naim Pira, kanë vizituar  punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës Pozharan- Viti.Ndërtimi i këtij trotuari është mirëpritur nga banorët pasi që ndikon pozitivisht në sigurinë e pjesëmarrësve në trafik në veçanti të këmbësorëve.Do theksuar së në Pozharan janë duke u realizuar edhe tri projekte me rëndësi të madhe për qytetarët,kështu krahas trotuarit, jënë në përfundim e sipër projekti I asfaltimit të tri rrugëve dhe atë : Rruga nga Lagja e zukajce deri  te Ura e Kurteshit që lidhe këtë agje me rrugën Pozharan Viti,pastaj rruga reth 200 metra gjatësi që lidhë  një pjedë të Lagjës së Muhaxherve me Lagjën Zuka si dhe është në përfundim e sipër edhe rregullimi I ambientit të oborreve të dy shkollave asaj fillore dhe të mesme në Pozharan ku është duke ngre shtat një mini park shumë I  bukur ku janë vendos krahas karrigeve për pushim edhe dritat që tashmë ndizën cdo mbrëmje .Aziz Zuka

You Might Also Like