Viti

Urimi i Kryetarit të  Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e festës së Kurban Bajramit

 “ Të nderuar besimtarë mysliman, përmes këtij postimi dëshiroj të ju urojë festën e Kurban Bajramit. Fatkeqësisht shkaku i gjendjes së pandemisë së krijuar nga virusi COVID-19, kjo festë këtë vit do të kremtohet më ndryshe.

Megjithatë pranoni urimet e mija më të sinqerta që këtë festë ta shënoni si gjithmonë në lumturi, paqe, harmoni dhe solidaritet me të gjithë. Festa e Kurban Bajramit na mëson ta duam dhe ta respektojmë njëri tjetrin, por edhe të jemi pranë atyre që kanë nevojë, duke ju u shtrirë dorën e solidaritetit dhe humanizmit.

Gjithashtu në këtë kohë të pandemisë kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve që të zbatojmë masat parandaluese kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19 me shpresë që të ju kthehemi sa më parë normalitetit”,thuhet  ndër tjerash në mesazhin e urimit të   Kryetarit Haliti.

You Might Also Like