Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përmes një mesazhi Urimi ka uruar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve katolik në të cilin veq tjerash thuhet:
“Të nderuar besimtarë katolik kudo qe jeni, me lejoni që në prag të festës së Krishtlindjeve katolike të ju përcjelli urimet më të sinqerta. Urojë që në këtë festë familjet tuaj të jenë të begatuar me lumturi e shëndet dhe që gjithmonë në mes nesh të mbizotërojë paqja dhe dashuria.
Shqiptarët e në veçanti vitiasit shquhen për tolerancë ndërfetare e ndëretnike prandaj ne bashkërishtë festojmë festat fetare si kjo që bëjnë thirrje për respekt e dashuri pa dallime fetare”, thuhet ndër tjerash në telegramin e urimit të Kryetarit Haliti.Aziz Zuka