Këshilli i qytezës së Pozharanit, në krye me kryetarin Ilir Zuka, është takuar me këshillin e gjerë ku është biseduar dhe njoftuar se deri ku kanë arritur me grumbullimin e mjeteve për ndërtimin e një shtëpie për Hajdin Demirin nga Pozharani.
U tha se puna po shkon mirë e mbarë, por nevojiten ende mjete për të kompletuar materialin për këtë shtëpi.
Kryetari Ilir Zuka,gjatë fjalës së tij, falënderoi të gjithë donatorët që po e përkrahin këtë aksion duke shtuar se ai është i bindur tek bashkëvendësit e mi e më gjerë se do e mbështesin këtë aksion.
Hajdin Demiri,një person hendikepuar po jeton në një shtëpi ku kushtet janë tmerrësisht të rënda për jetesë, teksa potencoi se “ ne nuk mundë jemi të qetë deri sa nuk i ndryshojmë jetën bashkëvendësit tonë .
Çdo ndihmë e juaja është e mirëseardhur dhe gjithçka do të jetë transparente gjatë këtij aksioni humanitarë tha veç tjerash Ilir Zuka
Aziz Zuka