Klubi i Futbollit Vitia hap pas hapi po i ndjek mëtuesit për Superligë. Këtë të diele, ekipi i Vitisë ka shënuar një fitore shumë të vlefshme ndaj Fushë Kosovës, andaj mbeten në garë për katër pozitat e para që japin mundësi për inkuadrim në rang më të lartë të garave.
KF Vitia me dy gola, një të Burhan Demës dhe tjetrin të Dardan Bytyqit ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 2:1.
Tashti KF Vitia ka grumbulluar 26 pikë, po aq sa ka edhe ekipi që zë vendin e katërt, pozitë kjo që mundëson barazhin.