Një qytetar i Velekincës ka raportuar në polici se nga persona të panjohur i është hapur me forcë dera e lokalit përdhes të shtëpisë së tij dhe nga aty i janë vjedhur mjete pune elektrike në vlerë të konsiderueshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti i dedikohet njësisë hetimeve.