Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur kandidatin e saj për kryetar të Vitisë, në zgjedhjet që do të mbahen në tetorin e sivjetmë.
Partia që udhëhiqet nga Visar Ymeri ka njoftuar se profesori dhe deputeti Sali Salihu është zgjedhur kandidat i saj për kryetar të Vitisë.
“Profesori dhe deputeti Sali Salihu është zgjedhur kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën e Vitisë. Z. Salihu ka fituar me shumicë votash në procesin e zhvilluar të dielën në të cilin janë përfshirë të gjitha pikat dhe të gjithë aktivistët e Qendrës së Vitisë kanë pasur të drejtën e votës. Lëvizja VETËVENDOSJE! e uron z. Salihu për rezultatin e këtij procesi”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga VV.