Gjilan, LAJME

VV po bëhet gati për protestën e 1 shtatorit

Drejtuesit më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje , të hënën mbrëma kanë qëndruar në Gjilan, me ç’rast kanë bashkëbiseduar me qytetarët kësaj komune, duke u sqaruar atyre për dëmet që do të ketë ratifikimit i Demarkacionit, që pritet të sillet në Kuvendin e Kosovës më 1 shtator, si kundër që kanë kërkuar nga të pranishmit, përkrahje dhe angazhim maksimal për të qenë pjesë e protestës gjithë popullore.

Sipas drejtuesëve të kësaj lëvizje gjilanasit kanë shprehur gatishmëri të madhe për të qenë pjesë e mbrojtjes territoriale të Kosovës, duke premtuar se më 1 shtator të gjithë do të jenë para Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbështetje të deputetëve të devotshëm dhe në mbrojtje të shtetit.

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!, duke iu drejtuar qytetarëve gjilanas ka thënë se përkushtimi dhe angazhimi i tyre  sa më i madh më 1 shtator, do ta pamundësojë kalimin e demarkacionit dhe do t’i jepet një grusht i fortë  pushtetit.

“Mu pas kanë të sigurt se nuk e humbim asnjë milimetër, këta deri tash e kishin negociuar dhe rineguciuar plot herë çështjen e demarkacionit, mirëpo këta e dinë fort mirë se, nëse edhe një herë kjo temë hapet, atëherë sigurisht se do të konstatohet se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë, e në situata të tilla, kur me vetëdije po e dëmtojnë interesin e Kosovës, atëherë dihet se çka do të ndodh, do të ndiqen  penalisht këta  nënshkrues të këtij demarkacioni”, ka theksuar Ymeri, duke shtuar se qytetarët e vendit bashkë me deputetët, jo vetëm të opozitës, por edhe të gjithë të tjerët që e dojnë shtetin e Kosovës, me një shtator, do të dalin në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, duke mos lejuar që të kalojë ky demarkacion, që e zvogëlon territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë tubim me qytetarë  janë paraqitur edhe Dardan Sejdiu, nënkryetar dhe Besa Baftiu dhe Ismajl Kurteshi, deputetë të kësaj komune.

 

You Might Also Like