Gjilan

Haziri: Mos e neglizhoni virusin

Në ditën e 212 të përballjes me #COVID19, Lutfi Haziri ka shkruar:

“Në Gjilan kemi 7 raste të reja dhe 4 të shëruar. Ndërkohë, gjendja e përgjithshme është kjo: 1085 të infektuar në total, 962 të shëruar, 47 të vdekur, 76 raste aktive, 14 pacientë janë duke u hospitalizuar, derisa mostra në pritje për rezultat janë 66. Apeli im i vazhdueshëm është që t’i merrni masat anti-COVID19 dhe të mos e neglizhoni virusin. Në të kundërtën, mund t’ua marrë jetën”!

You Might Also Like