Kamenicë

Pas një shekulli e gjysmë fillon ndërtimi i rrugës Firiqevë-Gjyrishec

Malësia e Gollakut të Kamenicës është dashur të presin plot një shekull e gjysmë për rrugën e tyre, e cila ishte ‘thembër e Akilit’ për shumë banorë. Në kilometrin e 17-të nga Kamenica, këto ditë ka filluar “rruga e jetës”, për shumë banorë të kësaj malësie, të cilët shumica prej tyre janë detyraur ta braktisin vendlindjen e tyre në mungesë të rrugës ku gjatë tërë jetës së tyre ju ka shkaktuar problem të mëdha si në jetën e përditshme, poashtu edhe në atë ekonomike.

Me këtë rrugë 7,5 kilometra do të përfiton kjo malësi siq janë Rafunët, Huruglicët, Radecët, Rukovcët, Magure, Firiqevë, Gmicë, Shahiq e Gjyrishec e shumë Lagje të tjera rreth këtyre vendbanimeve. Bukuritë e kësaj malësie janë ende të pa-shkelura e të pa-përdorura, ku dominon druri i ahut, burimet e ujit, pemishtet e ndryshme e lumi i cili kalon nëpër fshatin Gjyrishecë. Poashtu, dominon firnajat e larta, livadhet dhe relefi i jashtëzakonshëm e i volitshëm me ajret tejet të pastër. Në këto pjesë mund të gjinden edhe kafshët e egra, siq janë: Kaprroli, dhelpra, ketri, derri i egër, ujku e shumë shpezë të lloj llojshme, cka e bën këtë vend shumë atraktivë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se është i nderuar që pas një kohë shumë të madhe, këtyre banorëve po ju rikthen jetën në vendlindjet e tyre. “Projekti është 7.5 km dhe jam shumë i nderuar që këtyre banorve po ju rikthejmë jetën në vendlindjen e tyre, pasi tani këta malësor të këtyre vendbanimeve do të kenë mundësi t’ju rikthehen vatrave të tyre e të jetojnë në tokën e tyre. Kjo rrugë do t’ju sjell shumë të mira këtyre banorëve, nëpërmjet kësaj rrugë po i rikthehemi brezit kufitar, ku në të ardhmen do të vazhdojmë ta jetësojmë këtë rrugë gjerë në kufi. Unë me shumë respekt për të gjithë këta banorë, i’u uroj ndërtimin e kësaj rruge dhe e cila deri në fund të vitit do të jetë e asfaltuar”.

Me ndërtimin e kësaj rruge, do të hapen edhe shumë vende të punës ku banorët do të ndërtojnë villa e shtëpi, poashtu do të kenë mundësi të hapin biznese të ndryshme, pasiqë kjo pjesë e Malësisë i jep të gjitha mundësit për një jetë më të mirë e mbi të gjitha ajrin e pastër, ujin, mullinjët për bluarje, lumin i pastër si loti e drunjët e ahut të lartë gjerë në 100 metra. Poashtu është në interes të shtetit të Kosovës dhe sipas Institutit të Pleumatologjisë fshati Gjyrishec i ka të gjitha parametrat që të ndërtohet ndonjë Spital Republikan e Komunal për shërimin e mushkrive. Sipas regjistrimeve të vitit 1981, fshati Gjyrishec kishte 50 shtëpi me 400 banorë, ndërsa në mungesë të rrugës këta banorë u desht pa dëshirën e tyre ti braktisin shtëpit e tyre për një jetë më të mire.

Shumë banorë të kësaj malësie të lumtur, një zëri deklaruan që tani po ju rikthehet frymarrja, po rikthehen edhe sytë, po na rikthehen tokat që i kishim braktisur. Banorët poashtu nga zemra kanë falënderuar kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili po e realizon e jetëson këtë projekt. Investitor i kësaj rruge është Komuna e Kamenicës me 1.5 milion, ndërsa punëkryesi është K,N,P.SH Papenburg e Adriani Company SH.P.K.

You Might Also Like