Muzikë

Koncert festiv i Shkollës “Thimi Mitko” dhe asaj të Muzikës në Sallën e Teatrit në Gjilan

Sot, Dita e Pavarësisë u festua në të gjitha shkollat e qytetit të Gjilanit. Nën patronatin e DKA-së Gjilan, programi qendror u mbajt në sallën e Teatrit të qytetit ku me një Koncert Festiv u paraqitën nxënës të shkollave publike të qytetit.

Kësaj radhe bartës të programit ishin Shkolla “Thimi Mitko” dhe Shkolla e Muzikës, e cila në vazhdimësi është bartëse e aktiviteteve duke përmbledhur në vete nxënës nga të gjitha shkollat e qytetit.

Programin e hapi drejtori i Shkollës së Muzikës, z. Kushtrim Jakupi, i cili në emër të institucionit të cilin e drejton por edhe në emër të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe drejtoreshës Albana Demiri i përshëndeti të pranishmit, duke u uruar Festën e Pavarësisë. Me një fjalë rasti, mysafirët në sallë i përshëndeti edhe zëvendësdrejtoresha e Shkollës “Thimi Mitko” znj. Zyrija Shala.

Programi u gërshetua me një sërë pikash muzikore festive të të gjitha niveleve si dhe pjesë të shkurta të baletit dhe ato teatrore. Programi u përmbyll me paraqitjen e Korit të Shkollës së Mesme të Muzikës dhe Korit të mësimdhënësve të Shkollës “Thimi Mitko”. Përgjegjësi i programit, z. Kushtrim Jakupi konfirmoi se praktika e organizimeve të programeve të përbashkëta të shkollave publike të qytetit do të vazhdoj edhe me shkollat tjera të qytetit ne festat në vazhdim.

You Might Also Like