Sporte të tjera

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ultë “Musa Zajmi” janë të pa konkurrencë në garat e Sportit Shkollor në Ping Pong

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ultë “Musa Zajmi” janë të pa konkurrencë në garat e Sportit Shkollor në Ping Pong.

Të udhëhequr nga mësimdhënësit e tyre Basri Dërmaku dhe Arsim Balaj,  ata kanë mbrojtur titullin nga viti i kaluar dhe sërish janë shpallur kampionë regjionalë në garat e këtij sporti, duke dëshmuar se janë të pa konkurrencë në këtë sport.

Profesori i Kulturës Fizike dhe Sportit, Basri Dërmaku, thotë se kanë krijuar një ekip shumë të mirë, ishin përgatitur maksimalisht, andaj edhe rezultatet nuk kanë munguar.

“Do të mundohemi që edhe në garat republikane të shpallemi kampionë”, thotë ky punëtorë i vyeshëm i sportit, falë punës të të cilit rezultatet nuk po mungojnë.

Garat kësaj here u zhvilluan në Komunën e Vitisë dhe ekipi i Shkollës së Mesme të Ultë “Musa Zajmi” tregoi  këto rezultate:

1.Musa Zajmi – Gjon Sereqi (Viti) 3:0.

2.Musa Zajmi – 17 Shkurti (Dardanë) 3:0. Dardanë

You Might Also Like