Viti

Ne 25- vjetorin e rënies në Betejën e Kosharës përkujtohet dëshmori Mejdi Korrani

Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, përfaqësues të Institucioneve komunale të Vitisë, në krye me kryetarin Sokol Haliti, Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të subjekteve politike, familjarë e qytetarë të Pozharanit e të komunës së Vitisë, koordinator të këshillit të Pozharanit dhe të tjerë kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit Mejdi Korrani në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Po ashtu, janë vënë kurora lulesh edhe tek shtatorja e dëshmorit në vendin e tij të lindjes në Pozharan. Ndërkaq, pos homazheve sot në orët e mbremjës do të jepet edhe premiera e filmit dokumentar “Pararoja e nderit”, kushtuar jetës dhe veprës heroike të këtij dëshmori. dëshmori Mejdi Korrani, si pjesëtar i UÇK-së, ka rënë heroikisht më 19 prill 1999, në Betejën e Koshares.Aziz Zuka

You Might Also Like