Viti

Kërkojnë votën për Besim Halimin

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë deri në ditën e votimit më 22 tetor, subjektet politike të kanë intensifikuar tubimet elektorale me qytetarë. Madje disa nga këto edhe me tubime edhe I kanë përmbyllur siç ishte tubimi përmbyllës I PDK-së dega në Viti ku për kryetar të komunës nga ky subjekt politik kandidon Besim Halimi.

Sot në orët e vona të pasdites Partia Demokratike e Kosovës, dega në Viti me anë të një tubimi madhështor t të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Bajram e Gursel Sylejmani” ka përmbyllur fushatën parazgjdhore me qytetarë, anëtarë dhe simpatizant të kësaj partie me sukses. Simpatizantë , mbështetës e anëtarë të shumtë kanë përkrahur fuqishëm Partinë Demokratike të Kosovës, krejt kjo për të mbështetur kandidatin për kryetar komune, Besim Halimin dhe kandidatët për asamble komunale nga partia në fjalë. Në tubimin përmbyllës të PDK-së për  zgjedhjet lokale të 22 Tetorit ishte i pranishëm Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli me bashkëpunëtorët e tij.

Veseli para të gjithë të pranishmëve tha se mburret me kandidatin për kryetar komune për qytetin e Vitisë sepse është njeri intelektual, përgjegjshëm e familjarë. ‘’Për një Viti të zhvilluar e cila ka nevojë për investime, të del nga izolimi i deritanishëm, votoni Besimin’’

 

You Might Also Like