Gjilan

Lajm i mirë për Gjilanin

Lajmi i mirë është që nga sot Gjilani kalon në shkallën e verdhë të emergjencave civile kundër pandemisë #COVID19. Gjatë ditës i kemi 12 të infektuar me virus, por 38 të shëruar. Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 7514 mostra, 2969 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2683 janë shëruar, 89 e kanë humbur betejën me virusin, 197 raste janë aktive, 53 në hospitalizim dhe 50 mostra në pritje. Ju lutem, respektoni masat e rekomanduara nga profesionistët, maska, distanca e higjiena, si e vetmja mënyrë kundër përhapjes së #COVID19.

You Might Also Like