OPINION

NOMINIM EDHE I DUHUR EDHE I NËNKUPTUAR

Qemajl Mustafa
 
Nominimi i prof. Enver Hoxhaj nga kryesia e PDK për kandidatin për Kryeministër të vendit është plotësisht nominim i natyrshëm, i nënkuptuar dhe patjetër edhe plotësisht i qëlluar. Pavarësisht që ndonjë nga mediat, e kanë lakuar nga dita e djeshme edhe emrin e z. Bedri Hamzaj për këtë nominim e që është emër mjaftë i respektuar dhe njëri nga kuadrot e spikatura në PDK, prof Enver Hoxhaj pa asnjë dilemë e hezitim dhe unanimisht e mori sonte vizën për këtë rol të rëndësishëm dhe me përgjegjësi mjaftë të lartë.
Pse është kështu?
1.
Sepse prof. Enver Hoxhaj e ka marë besimin e Kryetarit Veseli dhe të kryesisë së PDK për ta udhëheqë PDK-në gjatë kohës sa Kryeyari nuk është pjesë e aktivitetit politik në vend;
2.
Sepse çdo nominim tjetër (i përfolur nga ndonjë medium) kishte me reflektue polaritet në PDK e që në realitet as nuk kishte dhe as nuk ka njē të tillë brenda kryesisë dhe brenda strukturës së saj sa i përket këtij nominimi;
3.
Sepse prof. Hoxhaj është njëri nga kuadrot e larta e të suksesëshne të PDK për dy dekada me radhë;
4.
Sepse ishte deputet e ministër tri herë me radhë;
5.
Sepse është kuadër evropian i edukuar dhe doktoruar në Vjenë e gjithandej nëpër BE;
6.
Sepse e njeh shkëlqyeshëm kodin e komunikimit politik e diplomatik me standardet e BE dhe me standardet e demokracive perëndimore;
7.
Sepse është i qartë, i saktë, parimor dhe liberal;
8.
Sepse është njeriu që e vazhdon me dinjitet qëndrimin e Kryetarit Veseli për me i qenë 100% transparent para popullit, për me e luftue të keqen brenda e jashtë partisë dhe me e mbajtë fjalën poashtu 100%;
9.
Sepse programi i z. Hoxhaj (dhe i PDK) ka me qenë plotësisht në harmoni me kërkesat dhe prioritetet e shoqërisë së Republikës së Kosovës për ekonomi të fortë, për vende të qëndrueshme të punës që paguhen meritueshëm, për edukim e shëndetësi të mirë e të vlefshme, për hapsirë të mjaftueshme për përfshirje të gruas e të rinisë në të gjitha proceset e vendimëmarrjes dhe të qeverisjes në vendin tonë.
10.
Sepse me z. Hoxhaj Kryeministër dhe me PDK në qeverisje të vendit mund të arrihet koncensus nacional për përmbylljen e temave të mëdha për Kosovën dhe rreth saj.
11.
Sepse me z. Hoxhaj në krye të listës, PDK do të tërheqë edhe shumë përkrahje elektorale jashtë kufijve të trupit të saj;
Çfarë të them tjetër me këtë rast pos që prof. Hoxhajt dhe PDK-së i uroj suksese në këtë garë të rëndësishme të cilën do ta bëjmë mirë, do ta bëjmë bashkë dhe do ta kurorëzojmë me plotë sukses.
Gëzuar!
 

You Might Also Like