Gjilan

U nda nga jeta Hafiz Gashi

Hafiz Gashi,  ish- sportist i njohur gjilanas,  njëri ndër profesorët e parë të shkencave sportive në Anamoravë  ka ndërruar jetë në moshën 72- vjeçare. Ai ishte hendbollist dhe volejbollist i njohur e më pas edhe trajner dhe udhëheqës i shumë klubeve. Ishte pedagogu i cili ndër të parët kundërshtoi masat e dhunshme të regjimit serb më 1990 dhe njëri ndër themeluesit dhe Kryetari i Lidhjes së Sporteve të Komunës se Gjilanit gjatë sistemit paralel. Anëtar i Kryesisë së Federatës së Sporteve të Republikës së Kosovës gjatë sistemit paralel të viteve të 90’a,si dhe njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e KF ” Gjilani”. Njeri me virtyte të larta, fjalëpak por me vepra të mëdha..I dha nga vetja shumë sportit dhe Gjilanit në përgjithësi dhe shkoi i heshtur pa i kërkuar dhe marrë asgjë.

You Might Also Like