Futboll

Vitia mposhti bindshëm Ramiz Sadikun dhe kalon në raundin e tretë

Vitia është treguar e pamëshirshme ndaj Ramiz Sadikut të Prishtinës, ekip të cilin e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:1 dhe kaluar në raundin e tretë të Kupës së Kosovës. Ekipi nga qyteti i Anamoravës në të gjitha aspektet e ka dominuar ekipin kryeqytetas dhe pas Gjilanit është bërë ekipi i dytë nga Anamorava, që kalon në raundin e tretë.

Edhe Drita dhe Vllaznia po mëtojnë të kalojnë tutje, por në Suharekë e në Dardanë ndeshjet kanë shkuar në vazhdime.

You Might Also Like